Turizëm pa ndotje në det/ Dhërmi, kompleksi turistik instalon impianti që pastron ujërat e zeza
  • 3 years ago
Kompania ndërtuese Halisof SHPK, me mbi 23 vite eksperiencë në fushën e ndërtimit, në Itali dhe Shqipëri, së fundmi po ndërton një nga komplekset më të mëdha në Dhërmi, i quajtur Olea Residence.


Ky kompleks përfshin 108 vila dhe 42 apartamente, të cilat janë drejt përfundimit. Kjo kompania, ka zgjedhur të përdor një sistem tërësisht të ri për trajtimin e ujërave të zeza dhe që vjen për herë të parë në vendin tonë, që do i shërbejë kësaj rezidence.

Administrator i kompanisë Halisof SHPK, Klaudio Riko, thotë se ky impiant ka standarde të bashkimit Evropian dhe se do të zgjidh përfundimisht derdhjen në det të ujërave të zeza.

Klaudio Riko: Duke qenë afër detit, dhe këtu nuk ka kanalizime ku të kalojnë ujërat e zeza, ne zgjodhëm më të mirën për të mos ndotur ambientin dhe zgjodhëm këtë impiant. Pra cilëson ujin e depurimit dhe ujërat e zeza mënjanë. Ujërat e zeza përpunohen dhe bëhen pleh kimik, dhe uji është për vaditje..për të mbrojtur mjedisin dhe ku të zhvillohet edhe nga investitorët e tjerë që janë në jug.

Inxhinieri teknik i Kompanisë Halisof SHPK, Roberto Carrieri, thotë se ky investim me teknologji të lartë, pritet të jetë gati pas dy javësh.

Roberto Carrieri: Ndotja është në nivelin zero dhe një teknologji e tillë përdoret në Itali në zona apo fshatra të vegjël. Bëhet fjale për një investim me vlera të konsiderueshme, por me mjaft cilësi. Impianti pritet të jetë gati shumë shpejt, ndërsa tashmë puna është në hapat e fundit dhe ndoshta pas gati dy javësh do të nise funksionin e vetë. Kjo është një Teknologji shume cilësore sipas standarteve te BE. Kemi sjellë një teknologji qe do te mbrojë mbi te gjitha mjedisin. Nuk do te ketë derdhje te ujërave te ndotura ne det.

Uji që pastrohet, përpara se të dal nga depozitat, i nënshtrohet një klorizimi që eliminon të gjitha bakteret e pranishme në ujin e trajtuar. Po ashtu edhe depozitat e impiantit të prodhuara nga PentaSystem janë 100% të riciklueshme dhe të mbyllura çka eliminojnë aromat, si dhe janë rezistente ndaj groposjes.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dh...
Recommended