Ora News - Durrësi zgjohet i përmbytur, ujërat e zeza në sipërfaqe
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrugët e Durrësit u përmbytën duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve pas reshjeve të shiut që u regjistruan mëngjesin e sotëm. Bllokimi i pusetave nxorri në sipërfaqe edhe ujërat e zeza.

Mjaftoi rreth një orë reshje shiu dhe në Durrës u rikthyen përmbytjet në rrugë.
Bllokimi i pusetave nxorri në sipërfaqe ujërat e zeza.

Në disa zona të qytetit bregdetarë lëvizje e këmbësorëve dhe mjeteve u vështirësua.

Lartësia e ujit në rrugë arriti në disa centimetra siç tregojnë edhe pamjet në video.

Situata më e rënduar u paraqit në rrugën "Egnatia" dhe atë "Mujo Ulqinaku".

Rruga "Skenderbe", "Taulantia", dhe rrethrrotullimi tek Stacioni i Trenit ishin të tjera zona ku pati probleme.

Përmbytje në rrugë pati edhe në rrugën "Pavarësia" në zonën e Plazhit dhe Urën e Dajlanit.

Disa akse u bënë të pakalueshëm, ndërsa në të tjera pati vështirësi në qarkullim çka u reflektua me trafik të rënduar.

Rrjeti i kanalizimeve në qytetin e Durrësit gjithmonë ka qenë problematik, duke bërë që qyteti bregdetar të përmbytet sa herë që regjistrohen reshje intensive shiu edhe për intervale të shkurta kohore.

Kjo e hënë riktheu reshjet edhe në zona të tjera të vendit, por nuk u raportuan problematika.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durresi-zgjohet-i-permbytur
Recommended