Ora News - Shpërthen Blendi Klosi: Mos më kërkoni të më vijë keq që Berisha nuk është në parlament

  • 5 years ago
#oranews

Opozita e re, e cila po merr formë me marrjen e mandateve nga kandidatë që kanë qenë në listat e PD dhe LSI është legjitime. Kështu u shpreh ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi i ftuar në studion e lajmeve në Ora News.

Klosi: Marrja e mandateve është 100% legjitime. Nuk është një zgjedhje që ka ndodhur se sforcuar. Është një zgjedhje që PD, LSI e bënë me vullnet të plotë. Mbase kanë dëmtuar parlamentarizmin në Shqipëri, po për ne si forcë politike dhe për masën e madhe të njerëzve nuk ka ndodhur ndonjë gjë e tmerrshme. Asgjë më shumë sesa kapitullimi i një force politike me të cilën ne kemi 27 vite që debatojmë. Mos më kërkoni mua tani që të më vijë keq pse Sali Berisha nuk është më në parlament. Mos më kërkoni të më vijë keq sepse nuk janë një grup deputetësh. Unë me ata jam përballur me çdo betejë politikë.

Klosi la të kuptohet se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, siç kërkon opozita. Sipas tij zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 30 qershor dhe ato parlamentare në 2021.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shperthen-blendi-klosi-mos-me-kerkoni-te-me-vije-keq-qe-berisha-nuk-eshte-ne-parlament

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended