Report TV - Turizmi, Rama dhe Klosi: Nuk ka tolerancë për ata që derdhin ujërat e zeza në det
  • 6 years ago
TIRANE-Në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet edicioni i 2-të i ?Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018? në Expocity Albania me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkesa është më e lartë se oferta, ndërsa shtoi se mungojnë hotelet me 4 apo 5 yje. Ai e vendosi theksin te agroturizimi, duke deklaruar se është një nga prioritetet, pasi është rrugëdalje nga varfëria dhe papunësia

Turizmi është një sektor strategjik. Sot Shqipëria është një vend që gëzon një pozicion strategjik në raport me interesin e shumë turistëve për ta vizituar, por edhe sipërmarrjesh dhe investitorësh. Jemi pjesë e një hapësirë konkurrence të fortë në rajon, duhet të përballemi me boshllëkun e krijuar në vite. Gjendemi në një moment kur shohim një rritje vjetore të të ardhurave me 10%. Kërkesa është shumë më e lartë, sesa oferta është, kjo është sfida kryesore, të rrisim ofertën.

Kërkesa e fortë nuk vjen vetëm për detin, por edhe pjesët malore. Shqipëria është një vend i kombinuar, mund ta shtrijmë sezonin në një hark kohor më të gjerë se sezoni i verës. Në Shqipëri mundojnë hotelet me 4 apo 5 yje. Ne do të bëjmë publik lehtësirat që do të krijojmë për sipërmarrësit që do të synojnë ndërtimin e strukturave të agro-turizmit në Shqipëri. Nxitja e këtyre investimeve do të sjellë krijimin e një efekti zinxhir për të rritur ekonominë familjare në fshat. Kjo është një rrugëdalje nga kthetrat e varfërisë dhe papunësisë. Përsa i përket sezonit turistik, niveli do të jetë shumë më i mirë se e shkuara. Do të ndëshkojmë strukturat pritëse që derdhin ujërat e zeza në det. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijëm të bëjmë gjithçka, por ata që do të shkelin kushtet nuk do të tolerohen.
Recommended