Report TV - Edi Paloka spërkat me shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama
  • 5 years ago
Në një moment krejt të papritur në prani të kryeparlamentarit të Maqedonisë Talat Xhaferri, deputeti Edi Paloka ka qëlluar me bojë kryeministrin Edi Rama.

Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka është përjashtuar në mënyrë të menjëhershme nga seanca nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Paloka ka pasur një shiringë të mbushur me bojë të cilën e ka zbrazur ndaj kryeministrit, teksa Rama ishte i ulur në vendin e tij të kabinetit qeveritar. Edi Paloka ka refuzuar të dalë nga salla e Kuvendit cka ka detyruar Ruçin të ndërpresë seancën me 5 minuta. Edhe me rinisjen e seancës, paloka nuk është larguar nga salla, ndaj kryeparlamentari Ruçi ndërpreu seancën dhe kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të marrë masë ndaj Palokës.

E gjitha ndodhi menjëherë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama i cili nuk u kursye të thumbonte liderin demokrat Lulzim Basha, për mungesën e respektit sipas tij, ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri. Ky i fundit ishte i ftuar në Kuvend në një moment të konsideruar historik të votimit të protokollit për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë.
Recommended