Report Tv-Elbasan/ Kreu i ri i SHÇBA takim me strukturat në Elbasan, Policia aksion në qytet

  • 5 years ago
ELBASAN- Drejtoria e Policisë dhe skuadra Shqiponja kanë kryer disa kontrolle brenda në qytet duke shoqëruar disa persona.

Sipas gazetarit të Report Tv, Aldo Kozarja personat janë shoqëruar për verifikim në komisariat ndërkohë që mesditën e sotme ka qenë prezent dhe drejtori i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku.

Burime për Report Tv bëjnë me dije Rrumbullaku në një takim me strukturat drejtuese e zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme u ka kërkuar drejtuesve hetimin dhe goditjen e kriminalitetit në qarkun e Elbasanit, si dhe kujdes në shoqërimin e personave me të shkuar kriminale.

Mësohet se kontrollet gjatë ditës së sotme janë bërë me qëllim parandalimin e personave të cilët qarkullojnë me armë, lëndë narkotike dhe persona të shpallur në kërkim.

Recommended