Kryemadhi takim me strukturat në Fier: Rama gënjen, shqiptarët nuk kanë për t’ja falur

  • 5 years ago
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e parties në qytetin e Fierit.

Në fjalën e saj, Kryemadhi ka akzuar kryeministrin e vendit, Edi Rama se ka gënjyer shqiptarët lidhur me të gjitha premtimet që ka dhënë dhe se ata nuk do t'ja falin këtë gj.

?Sot dëgjonim një konferencë të kthyer në monolog. Rama gënjente. Ashtu siç ka gënjyer parlamentin, ndërkombëtarët etj. Me paturpërisinë më të madhe ky njeri kërkon të mashtrojë shqiptarët. Ai kalon çdo normë. QS ka 27 godina, një godina kushton minimum 3 mln për të restauruar. Kë gënjen? Edi Rama gënjen ashtu siç ka gënjyer gjithë këto vite. Më thoni nëse TVSH-në tek fabrika e ujit e keni 6%. Po i detyron shqiptarët që të largohen nga Shqipëria. Ai ka gënjyer gjithë karrierën e tij politike. Punonjësit e policisë së Shtetit kërkojnë rrogën e 13-të, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me infermierët. Shqiptarët nuk kanë për t?ja falur sepse nuk ia falin dot të ardhmen e fëmijëve të tyre. Sot naftëtarët shqiptare sorrollaten për të marrë statusin e naftëtarit, e marrin kushërinjtë e anëtarëve të PS-së që nuk kanë punuar një ditë në naftë,- tha Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Fier.

Recommended