Koalicionet me PD dhe PS, Kryemadhi: Pa LSI-në, shqiptarët nuk do të lëvizinin të lirë në Europë
  • 5 years ago
SARANDË- Kryetarja e Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në qytetin e Sarandës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi preku çështjen e koalicioneve që LSI ka pasur vitet e fundit me PD-në dhe PS-në. Sipas Kryemadhit, LSI-së i është dashur që të bashkëpunojë me qeveri të ndryshme për të bërë të mundur heqjen e vizave dhe marrjen e statusit kandidat në BE.

Thonë për LSI, po kjo njëherë me PD, njëherë me PS. Pa LSI shqiptarët nuk do të lëvzinin të lirë në Bashkimin Europian. Bashkimi me PD-në i dha shansint shqiptarëve të lëvzin të lira pa viza. Pa LSI, PS-ja nuk do ta kishte të mundur marrjen e statusit kandidat në BE. Ministrja e Integrimit, Klaja Gjosha ka qënë ajo e cila ka iniciuar për të arritur marrjen e statusit kandidat për anëtar të BE-së. Sot qeveria nuk ka ministri Integrimi, dhe procesi i integrimit sa vjen dhe reduktohet.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së
Recommended