Kryemadhi takim me të rinjtë në Fier: Më 25 prill të rinjtë votojnë për një të ardhme më të mirë

  • 3 years ago
Mbrëmjen e djeshme (11 shtator) kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me gjimnazistët e Fierit.

Përmes një postimi në Facebook ajo kërkon votën e të rinjve të Fierit për një të ardhme më të mirë dhe për të çmontuar shkatërrimin që i është bërë arsimit.Fantastikë gjimnazistët e Fierit, këta të rinj që me pjekurinë e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë këtu, ta transformojnë Shqipërinë, ta bëjnë atë shtëpinë tonë të përbashkët. Më 25 Prill rinia e Fierit dhe Shqipërisë do të votojë për një të ardhme më të mirë. Do të jetë dita e gjykimit për të çmontuar pseudoreformat dhe shkatërrimin që i është bërë arsimit nga dyshja Rama-Shahini dhe për të ndërtuar një sistem të ri ku ofrohet edukim cilësor, ku respektohet mësuesi, ku garantohet punësimi dhe i shërbehet zhvillimit të vendit.

Recommended