Ora News - Kryemadhi: Të rinjtë e LRI të bashkohen me protestën e studentëve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nga Korça i ka bërë thirrje të rinjve të partisë së saj që ti bashkohen protestës kombëtare të ditës së hënë që është thirrur nga studentët. Madje Kryemadhi ka ftuar edhe pedagogët që të mbështesin studentët në kauzën e tyre.

Kryemadhi: Harroni kartën e anëtarësisë dhe zgjoni ndërgjegjen kombëtare se kjo është më e rëndësishmja. Shqipëria po i thërret bijtë e saj për ta mbrojtur dhe shpëtuar. Ju bëj thirrje pedagogëve nëse kanë pak moral të ngrihen dhe t'i mbështesin.

Kjo protestë sipas numrit të LSI është një mësim për të gjithë shoqërinë shqiptare, dhe sipas saj Kryeministri Rama duhet ti plotësojë ato pa dialog.

Kryemadhi: Vetëm një i çmendur nuk pranon të heqë paratë nga xhepi i vet për të mos u dhënë mundësinë minimale të jetesës për studentët shqiptarë.

8 Kërkesat e studentëve, për të cilat studentët kanë protestuar natë e ditë para Ministrisë dhe Kryeministrisë, sipas Kryemadhit nuk janë politike, por kërkojnë zgjidhje politike.

#oranews #monikakryemadhi #protestaestudenteve
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-te-rinjte-e-lri-te-bashkohen-me-protesten-e-studenteve

Recommended