Report Tv - Basha takim me të rinjtë në Berat: Të bashkohemi kundër të keqes

  • 5 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD-së së Beratit, ku vuri theksin në keqqeverisjen e vendit. Basha kërkoi nga qytetarët që të bëhen bashkë për të luftuar dhe larguar të gjithë ata që mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.

Të gjithë ata padrejtësi mund të shkojnë në një qëndresë të përbashkët ndaj një qeverie nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kujt i shërben nxjerrja e banorëve në rrugë tek Unaza, i shërben një interesi korruptiv. Janë mbyllur 250 shkolla, në një vend ku mjekët largohen sepse kanë pagat më të ulëta në rajon. Sikur të çohet vetëm rinia e Beratit, të jenë të sigurt se e keqja merr një përgjigje vdekjeprurëse. Askush nuk ka arsye të ketë frikë, frikë duhet të kenë ata që mbajnë peng të ardhmen tuaj.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Recommended