Elbasan, vatër në maternitet/ Sot 8 raste në qytet

  • 4 years ago
Në 24 orët e fundit 8 persona kanë rezultuar pozitiv me covid 19 në Elbasan duke e çuar në 24 numrin e personave aktivë gjithsej deri tani në këtë qark.


Vatra e fundit e infeksionit është spitali i Elbasanit ku një infermiere e gjinekologjisë rezultoi e prekur një ditë më parë, por edhe tjetër personel shëndetësor ka shfaqur shenja si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje ç?ka ka bërë që edhe këta persona të dyshohen dhe izolohen.

Po ashtu një punonjëse call center ka rezultuar pozitive ndërsa një vatër tjetër infeksioni është ajo në një filial banke, ku dy ditë më parë drejtori rezultoi pozitiv me covid 19.

Ajo që vihet re ditët e fundit është një mungesë koordinimi në dhënien e informacioneve mes institucioneve. Nëse Ministria e Shëndetësisë sot konfirmon 8 të prekur në qytetin e Elbasanit, Instituti i Shëndetit Publik Rajonal konfirmon vetëm 3 persona të prekur, edhe këto të dhëna për datën 3 korrik, pra testime të kryera në datën 3 korrik. Ndërsa në vijimësi Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan nuk ka informacion shtesë.

Kjo mungesë informacioni ka sjellë dhe një mungesë koordinimi mes institucioneve, çka do të thotë se bashkitë e kanë të pamundur ose janë shumë të vonuara në kryerjen e dezinfektimeve përderisa sot kanë informacion vetëm për 3 të prekur.

E po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik e ka të pamundur të marrë masa përderisa nuk ka informacione të sakta nga Ministria e Shëndetësisë se cilat janë burimet e prekjeve të fundit.

Përballë kësaj situate, në mungesë të një informacioni të saktë, edhe vetë personeli shëndetësor shprehet i frikësuar. Madje ata i thanë Top Channel jashtë kamerave se mungesa e informacionit vjen si pasojë e mungesës së bazës material, pasi tashmë nuk po sigurohet baza materiale në maska e doreza as për mjekët.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaeShëndetësisë#Elbasan#TopChannel

Recommended