23 raste të reja në Shqipëri/ Librazhdi vatër e re e infeksionit - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
23 raste të reja me Covid-19 janë evidentuar në orët e fundit në Shqiperi pasi u testuan në total 229 qytetarë.16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.DR. MARJETA DERVISHIINSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIKNë 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.COVID-19 - Statistika (30 Maj 2020)Testime totale 15950Testime molekulare 14498Testime serologjike 1452Raste pozitive 1122Raste të shëruara 857Raste Aktive 232Humbje jete 33(Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 137Durrës 39Krujë 16Shkodër 11Kamëz 9Mat 8Lushnje 6Berat 2Fier 2Korçë 1Librazhd 1

Recommended