50 raste të reja sot, ja zonat në Shqipëri ku u zbuluan pacientët e rinj - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë konfirmuar 50 raste pozitive me koronavirus, nga 333 testime të kryera. Një pjesë e të infektuarve janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërsa rastet e tjera janë në proces hetimi.Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID në vend ka shkuar në 1722.?Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077. Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.?Ndërkohë, ka ndërruar jetë edhe një 82-vjeçare tek spiali infektiv, duke e çuar në total numrin e viktimave në 38.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 272Shkodër 97Krujë 78Durrës 36Vlorë 35 Kamëz 30Lushnje 13Pukë 13Elbasan 8Korçë 7Fier 6Lezhë 3Kukës 2Tropojë 2Mallakastër 2Kurbin 2Ura Vajgurore 1Gjirokastër 1
Recommended