Spitali vatër infektimi në Elbasan edhe një katër vjeçar i prekur nga Covid-19
  • 4 years ago
Spitali rajonal i Elbasanit vazhdon të jetë vatër active e covid 19. Në 24 orët e fundit nga testimet e kryera, në Elbasan kanë rezultuar pozitiv 5 persona mes të cilëve edhe një fëmijë 4 vjeç, por edhe një mjek në repartin e neonatëve, pranë gjinekologjisë në Elbasan.


Shkon në këtë mënyrë në 6 numri I të prekurve në bluzat e bardha në spitalin Rajonal të Elbasanit, mes të cilëve një mjek, 4 infermiere dhe një punonjëse pastrimi.

Por ndërkohë raste të reja gjenerohen gjithashtu në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit ku deri tani 2 policë rezultojnë të prekur.

Shkon në 33 numri i personave aktivë në Elbasan duke bërë që shifra të jetë gjithnjë e në rritje dhe të kthehet në fenomen shqetësues në kohën që qytetarët gjithnjë e më tepër janë neglizhentë përsa I përket masave të sigurisë.

Ndër personat e tjerë të prekur në 24 orët e fundit janë edhe familjarët e një mjeku i cili detyrën e tij e ushtron në Sarandë, por është nga Elbasani.

Ajo që vihet re ditët e fundit është një qëndrim strikt I institucioneve në mospërhapjen e informacionit ç?ka ka sjellë për rrjedhojë edhe përhapjen e informacioneve të rreme dhe për pasojë edhe përhapje të panikut kur nuk ka qenë e nevojshme dhe e vërtetë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Hospital#TopChannel
Recommended