Report Tv-Pas Fierit, vatër zjarri edhe në Kukës, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)

  • 6 years ago
Pas Fierit, një vatër zjarri është shfaqur rreth mesditës së sotme edhe në fshatin Kryemadh të Njësisë Administrative Malzi të Kukësit duke djegur disa shkurre.

Ekipet e Shërbimit Zjarrfikës, Drejtoria e Pyjeve, ajo e Emergjencave Civile si dhe administrata e Njësisë Malzi e kanë vendosur nën kontroll, ndërsa po punohet për shuarjen e plotë. Nga të dhënat e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, megjithatë përgjigja përfundimtare pritet nga grupi hetimor.

Bashkia Kukes ju ben thirrje banorëve që të jenë bashkëpunues për ruajtjen e pyjeve si dhe të angazhohen me grupet operacionale për shuarjen e vatrave te zjarrit në pyje.

Recommended