Ora News - Hahn thirrje Këshillit të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, i bën thirrje BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Zyrtari i lartë evropian, thotë se Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një sinjal pozitiv nga BE, ndryshe parlajmëron çdo vendim kundër do ketë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të menjëhershëm në stabilitetin e këtyre vendeve.

Para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE, në Luksemburg, që paraprin vendimit të Këshillit Europian, Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn i bën thirrje BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Zyrtari i lartë europian thotë se Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një sinjal pozitiv nga BE.

Hahn: " Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, dhe shpresoj që ky është më në fund rasti sesa e rëndësishme është dhënia e një sinjal pozitiv në rajon. Kemi arritur shumë dhe nëse shihni arritjet në rajon, edhe vetëm në muajt e kaluar të gjitha janë rezultat i perspektivës europiane. Nëse kjo nuk shihet, kuptohet dhe përgjigjet në mënyrë adekuate , nuk do të mund ta kuptoja?

Hahn si arritje kryesore për shqipërinë, liston reformën në drejtësi, ndërsa për maqedoninë ai vlerëson marrëveshjen për emrin. Hahn kishte një parlajmërim për Këshillin Evropian.:

Hahn: "Nëse kjo nuk do të shpërblehet në një mënyrë kuptimplotë, mendoj se do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të menjëhershëm në stabilitetin e rajonit?

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një sinjal pozitiv nga BE, është shprehur zyrtari i lartë evropian.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hahn-thirrje-keshillit-te-be-te-hapen-negociatat-me-shqiperine-dhe-maqedonine

Recommended