Ora News – Kryemadhi: Koçijançiç ka konflikt interesi me Shqipërinë

  • 5 years ago
#oranews #monikakryemadhi #majakocijancic
Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi thotë se Maja Konciancic ka konflikt interesi me Shqipërinë. Ajo është në favor të ndryshimit të kufinjve

Monika Kryemadhi e ftuar mbreme ne "360 grade" ne Ora News tha: Megjithatë ka dy cicërima që kanë ardhur pasdite, ajo e Maja Kociancic, e cila thotë që djegia e mandateve është kundra produktive dhe shkon kundra përpjekjeve të vendit për të zbaruar reformat e kërkuara nga BE. Edhe Knut Fleckenstein thotë që djegia e mandateve dëmton negociatat me BE. E para, Knutinuk ka thënë kështu, por ka thënë që është zgjedhje personale e deputetëve. E dyta, Maja Konciancic ka konflikt interesi me Shqipërinë. Ajo është në favor të ndryshimit të kufinjve që për mua është e pakonsiderueshme dhe tregon sjelljen e saj anti shqiptare. Ndërkohë që ajo nuk është më në punë tani, nuk ka më asnjë lloj mandati, sepse kjo ikën bashke me Mogherinin. Kur Mogherinin e kundërshtoi vetë ai që e kishte propozuar, që ishte një dështim në politikën e jashtme, unë nuk merrem më me kapitull të mbyllur. Pastaj, çdo deklaratë që vjen nga njerëz që kanë qenë shërbëtorë të devotshëm të Edi Ramës dhe të instalimit të grupeve të drogës dhe atyre kriminale në Shqipëri, për mua ka konflikt interesi, sepse në kompanitë lobiste që kanë lobuar për to, vijnë para të krimit të organizuar. Dhe e dyta, morali i kësaj zonjës apo i kujtdo tjetër, duhet të tërhiqen njëherë përpara se të flasin, sepse ju i keni parë protestat në Francë se sa të dhunshme kanë qenë. Vandalizmat që janë bërë në të gjitha rrugët e Parisit dhe PE bëri një rezolutë ku dënon përdorimin e gazit lotsjellës dhe të plumbave plastikë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-kocijancic-ka-konflikt-interesi-me-shqiperine

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended