Ora News - Konflikt interesi në Bashkinë Tiranë, leje ndërtimi bashkëshortit të Drejtoreshës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Skandalet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të sosur. Një leje për shesh ndërtimi në rrugën e Kavajës ja ka dhënë në konflikt të hapur interesi firmës së bashkëshortit të një prej punonjësve të tij. Bëhet fjalë për kompaninën Startek, me pronar Lulzim Mehmetajn. Vetë administrator i firmës refuzoi sqarimet, ndërsa banorët thonë se shumë firma që kanë shprehur interes janë eleminuar me qëllim.

Bashkia ka firmosur një kontratë me kompaninë Startek SHPK për ndërtimin e një objekti por në këtë zonë ende nuk ka një projekt se çfarë do të ndërtohet.

Banorët shprehen se të shumta kanë qenë firmat e ndërtimit të cilat kanë qenë të interesuara të ndërtojnë në zonë.

?Asgjë nuk është e qartë se çfarë do të bëhet këtu?.

Burime për Ora News pohojnë se bashkëshortja e

Administratorit të Kompanisë Startek SHPK, Lulzim Mehmetaj, është punonjëse e bashkisë së Tiranës, çka lë të kuptohet se kjo është dhe arsyeja që kjo kompani ka arritur të nënshkruajë marrëveshjen.

Por në një lidhje telefonike administratori i kompanisë refuzon ti përgjigjet pyetjes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/konflikt-interesi-ne-bashkine-tirane-leje-ndertimi-bashkeshortit-te-drejtoreshes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended