Si ia dogjen makinen drejtoreshes se Qendres Sociale

  • 6 years ago
Janë të shumta rastet e djegies së qëllimshme të automjeteve gjatë natës të mbetura pa autor. I tillë është edhe zjarri i vënë makinës së drejtoreshës të Qendrës Sociale të Kombinatit në Tiranë mbrëmjen e 1 Tetorit.

Në pamjet e kamerave vëzhguese, të siguruara nga Tv Klan, shihet një person që mban një kapuç në kokë i veshur sportiv që shfaqet nga një rrugë dytësore dhe afrohet tek automjetit i parkuar në rrugën ?Hamdi Cenoimeri? në pronësi të Mimoza Agalliut.

Autori mban në dorë një bidon me lëndë djegëse dhe kur i afrohet mjetit, ecën ngadalë dhe i qetë. Pasi spërkat makinën i vë flakën dhe më pas largohet me shpejtësi në drejtim të së njëjtës rrugë. Siç duket nga pamjet, autori mund të jetë lënduar nga zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 e 20 minuta, ndërsa makina tip ?Benz? është shkrumbuar totalisht. Edhe pse hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, ende nuk ka mundur të identifikojë autorin. Pronarja e automjetit i ka thënë policisë se nuk ka konflikte të hapura.

Tv Klan

Recommended