Report Tv-Dogji makinën e Drejtores së Qendrës Sociale në Kombinat, arrestohet autori

  • 6 years ago
TIRANE - Nëntë ditë pas djegies së makinës së Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes. Në datën 1 tetor 2018 në rrugën ?Hamdi Cenoimeri? në Kombinat, për arsye të paqarta, Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë, i ka vënë zjarrin automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Nr.6 zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 01 tetor 2018, ku Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat i dogjën mjetin. Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intesive hetimore identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të zjarrvënies së automjetit, shtetasin:

- Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën ?Hamdi Cenoimeri? në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ?Shkatërrim i pronës me zjarr?, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.

Recommended