Dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë, Veliaj: Do të ndërtojmë të tjera qendra shërbimi

  • 5 years ago
Bashkia e Tiranës ka shpërndarë këtë të enjte dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë, në mënyrë që edhe ata të festojnë si bashkëmoshatarët e tyre.

Teksa u dhuroi një buzëqeshje në fytyrë, kryebashkiaku Erion Veliaj i uroi fëmijët për një vit sa më të mbarë dhe falenderoi donatorët që mundësuan dhuratat për ta. Ndërsa bashkia dhe shoqëria kujdeset që ata të rriten në kushte sa më të mira, Veliaj i kërkoi në këmbim fëmijëve të qendrës që të mësojnë më shumë.

Ëndrra ime më e madhe është të kem si dhuratë nga ju, që në vitin 2019 të dilni të gjithë të shkëlqyer në mësime. Nëse secili prej jush lufton fort, respekton shokun, respekton familjen e tij, mban pastër qytetin, thotë ?Të lutem; Faleminderit?, atëherë e gjithë Tirana është më e mirë. Nëse fillojmë që sot siç e kemi nisur këtu, që nuk dalim më në rrugë të lypim, nuk shkojmë të mbledhim plehra, nuk humbasim orët e mësimit, por të gjithë siç e kemi nisur mbarë, fokusohemi që të mësojmë fort, ta duam familjen dhe njëri-tjetrin, atëherë Tirana do të jetë qyteti më i mirë në Europë.

Recommended