'Burri s'pagoi taksa dhe s'deklaroi huan prej 25.000 euro'/ Ngec në Vetting prokurorja ‘e fortë’

  • 3 years ago
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin përfundimtar duke shkarkuar nga detyra ish-kryeprokuroren e Krimeve të Rënda Donika Prela.

Mësohet se Prela nuk ka qenë në seancën e dhënies së vendimit nga KPA. Prela ka shfaqur probleme me pasurinë, ndërsa është gjykuar edhe për profesionalizmin gjatë dhënies së vendimeve.
Sipas KPA-së, Donika Preka ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë në lidhje me një transaksion. Donika Prela ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së saj dhe personave të lidhur me të.