Qëndrimi në Beograd për Pavarësinë/ Thaçi: Rama burrë shteti

  • 5 years ago
Presidenti i Kosovës vlerësoi vizitën e Kryeministrit Rama pak vite më parë në Serbi ku i tha troç Beogradit që Kosova është e pavarur. "Nëse Prishtina ka raporte të mira me Beogradin, edhe Tirana do t?i ketë të mira. Kurrë, pa ndodhur dialogu Kosovë-Serbi nuk do të ndodhte as vizita e kryeministrit Rama në Beograd. Prandaj, cili do të ishte interesi që të mbahen ato raporte të ngrira të komunikimit mes Tiranës dhe Beogradit? Çfarë ka humbur Shqipëria prej atij takimi, me përjashtim që botërisht, para të gjitha medieve ndërkombëtare, dhe para të gjithë opinionit botëror, Kryeministri Rama ka deklaruar shumë qartë pozicionin për pavarësinë e Kosovës, natyrisht që këtë e ka pasur edhe obligim, por me një veprim shumë civilizues dhe me një qëndrim prej një burri shteti, të munguar më parë. Nuk di kush nga Shqipëria ka folur kaq hapur në Beograd" tha ai.

Recommended