Aksioni i Renea-s në Shkodër, sekuestrohen 4 makina të blinduara të familjeve Bajri dhe Lici, pamjet
  • 6 years ago
SHKODËR- Njësia Speciale RENEA vijon kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrësa. Snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në këto dy lagje për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër.
Në vijim të aksionit të RENEA-s janë sekuestruar katër automjete luksoze të blinduara. Makinat e blinduara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajri. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, katër automjetet e sekuestruara janë 'Benz Rexhina', 'BMW Seria 7', në pronësi të Licajve dhe dy 'Audi' luksoze të familjes Bajri.
Recommended