Vrasjet në Shkodër, RENEA bllokon 4 mjete të blinduara - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrollet që vijojnë nga forcat policore në Shkodër deri më tani kanë sekuestruar katër automjetet të blinduara dhe kanë shoqëruar në polici 20 persona të dyshuar.



Snajpera, efektivë të shumtë dhe makina të blinduara ndodhen në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës, për të bërë kontrolle pas vrasjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Shkodër.



Në vijim të aksionit të RENEA-s janë sekuestruar katër automjete luksoze të blinduara. Makinat e blinduara bëhet me dije se janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajraj.



Ndërkohë katër automjetet e sekuestruara janë 'Benz Rexhina', 'BMW Seria 7', 'Audi A8' dhe 'Golf 5'.



Gjithashtu forcat policore kanë hyrë edhe në disa banesa bëjnë me dije burimet, por pa dhënë më shumë detaje nëse kanë arritur të gjejnë armë, apo sende të tjera të ndaluara.
Recommended