8 vjet nga vrasjet në bulevard - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 21 janari prej 8 vitesh tashmë është një ditë që shënon një moment për homazhe para kryeministrisë.Familjarët e viktimave nga protesta e 21 janarit dhe përplasjet e ashpra mes policisë dhe mbështetesit e opozitës së atëhershme në boulevard, zhvillojnë homazhe në vendet ku u vranë Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.Edhe këtë të hënë, ku data shënon 21 janar, do të zhvillohen në bulevardin Dëshmorët e Kombit homazhe për viktimat e 8 viteve më parë.Pritet të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës, mes të cileve edhe kryeministri Edi Rama.Në 21 janar 2011 protesta e opozitës së atëhershme ( sot në mazhorancë)  degjeneroi në dhunë dhe përplasje të ashpra me policinë ndërsa nga brenda kryeministrisë u hap zjarr nga garda e republikës cka solli edhe bilancin tragjik.Ndonëse ka pasur disa vendime gjykatash në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, familjaret e viktimave shprehen se presin ende të  bëhet drejtësi mbi ata që sipas tyre, urdhëruan të qëllohej drejt turmës, teksa një pjesë besojnë mbi të gjitha tek krijimi i SPAK.

Recommended