Dy vjet nga sulmi ne parlament - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Maqedonia e Veriut përkujton 2 vjetorin e të enjtes së përgjakshme që la gjurmë në historinë e demokracisë së vendit. Partia në pushtet LSDM, e ka konsideruar dhunën në kuvend si një kapitull të turpshëm që nuk duhet të rikthehet më. Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në shkurt të këtij viti deklaroi se nën hetim janë pesë persona të dyshuar si organizatorë të ngjarjeve të 27 Prillit. Procesi gjyqësor nisi më 22 gusht të vitit 2018 dhe është njëri prej më të mëdhave në historinë e Maqedonisë. Fillimisht procesi nisi kundër 33 personave por pas miratimit të Ligjit, u amnistuan 15 persona. Këshilli gjyqësor në Gjykatën Penale në Shkup, më 15 mars përcaktoi dënim të përgjithshëm me burg prej 211 vitesh për 16 të akuzuarit për dhunën në Kuvend më 27 prillin e vitit 2017.2 vjet më parë, zgjedhja e Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit nxiti protestuesit e iniciativës qytetare ?Për Maqedoni të përbashkët? që të mësynin me dhunë në sallën e parlamentit dhe të dhunonin politikanët e gazetarët. Mbi 100 persona përfunduan në spital, ndërsa më kritike ishte gjendja e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili u rrah brutalisht nga dhjetëra persona, ndërsa u la i shtrirë me bindjen se kishte vdekur. Sulmuesit e tij u dënuan me 82 vite burg për tentative vrasjeje. Kuvendi i hoqi imunitetin 5 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa gjykata u shqiptoi masa paraburgimi dhe arresti shtëpiak. Ne 15 dhjetor 2018 Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit.

Recommended