Vrasjet e shqiptareve ne Greqi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vrasja e shqiptarëve në Greqi është bërë një ndër temat më të diskutuara së fundmi, ndoshta kjo edhe prej faktit që vetëm në harkun kohor të një muaji humbën jetën 3 shtetas shqiptarë në Greqi. Që pas ekzekutimit të Kacifas në Bularat, në Greqi është vrarë nga policia greke Altin Mullaj , Petrit Zife u qëllua nga një anëtar i Agimit të Artë dhe Marios Isak nga një shok I tij.Pas këtyre ngjarjeve Ministria e jashtme shqiptare me tone te ashpra I bëri thirrje athinës zyrtare të dënonte racizmin kundër shqiptarëve, një fenomen që mund të rrezikojë jetën e emigrantëve. Ndërsa Ministria e jashtme dhe policia u kundërpërgjigjen se të gjitha rastet janë zbardhur dhe greqia gjithmoë e ka dënuar racizmin dhe urrejtjen. Por sa shqiptarë kanë mbetur të vrarë nga racizmi në greqi dhe sa prej tyre kanë mbetur të vrarë nga forcat e policisë?Sipas të dhnave që disponojnë gazetarë shqiptarë dhe greke Numri total shkon 183 shqiptarë.Disa prej këtyre krimeve kanë mbetur enigma.Nga vitit 1991deri në 2010 humbën jetën 154 emigrantë shqiptarë të pafajshëm të cilët nuk kanë pasur lidhje me krimin. Ndërsa deri më 2017 shifra përllogaritet në 170 shqiptarë. Nga këta mendohet se policia greke ka vrarë 93 vetë.

Recommended