Pranga mbrojtësve të shqiptarëve “Mafias së Burgjeve” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Greqi janë arrestuar dy avokatë penalistë Aleksandhros Likurezos dhe Theodhoros Panagopulos.Avokatët e njohur janë akuzuar për implikim në çështjen ?Mafia e burgut?. Sipas burimeve mediatike, akuzat kundër avokateve janë krijim organizate kriminale dhe shantazh.Arrestimi ka ardhur pasi më herët kolegë të tyre, kishin deshmuar se pak para vrasjes së avokatit Mihalis Zafeiropoulos në tetor 2017, Likurezos kishte folur me të në telefon.Likurezos i kishte kërkuar kolegut një shum te madhe parash për llogari të ?bosit? të ?Mafies së burgut?, siç është quajtur nga mediat shqiptari Klodian Lekoçaj. Avokatët dëshmitarë kanë thënë se shuma e kërkuar ishte 2 milionë euro.Lekoçaj ka qenë porositësi i vrasjes së Zafeiropoulos, vrasja e cilit u krye nga Mikel Brahimaj. Porosia ishte dhënë bashkë me Arbër Bakon, i cili u vra po me porosi të Lekocajt në 14 janar të këtij viti, në burgun e Koridalosit .Ndërkohë Drejtësia greke ka ngritur akuzat për tetë shqiptarë dhe pesë grekë qe vuajne denimin në burgun e Koridalos të Athinës të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobëvënie, etj.Sipas mediave të shtetit fqinjë personi që ka rolin e kryesuesit të grupit, që ata e quajnë ?Mafia shqiptare e burgjeve? është Klodian Lekocaj. Grupi kriminal mes të tjerash akuzohet edhe për vrasjen e Bardhyl Tushes, po në burgun e Koridalos.Prokuroria e shtetit fqinj ka siguruar përgjime që provojnë se Bako është vrarë nga një shqiptar tjetër me mbiemrin Brahimllari me urdhër të Lekocajt.Banda gjithashtu ka përgatitur edhe arratisjen nga burgu të dy vëllezërve Leonard dhe Elvis Pepa.Avokati grek Likurezos është një person me influencë të madhe në jetën publike greke.Gjithashtu ka qenë dhe avokati I cili u mor me vrasjen e kostandinos kacifas nga forcat renea ne Bularat te Gjirokastres.
Recommended