Përplasja me armë në Tiranë, pranga pronarit të lokalit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Laert Hita 35 vjeçari nga Tepelena, pronari i bar ?Chicago?, i plagosur të hënën në mbrëmje në rrugën ?Shefqet Musaraj në Tiranë.



Hita mori plage pas goditjen me grushte dhe mjete te forta nga 50- vjeçarin Ardian Pashaj, i cili tashmë është në kërkim. Mes palëve pas konfrontimit fizik pati edhe të shtëna me armë që sipas policisë kanë qenë në ajër. Hita u arrestua nga policia disa orë pas ngjarjes së ndodhur jo në lokali dhe ndaj tij tashmë është ngritur akuza e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit si dhe të kanosjes me njëri- tjetrin.



Ende nuk dihen motivet e konfliktit mes tyre, por burimet e policisë thanë se debati ka nisur në ambientet e lokalit per tu khyenë konfrontim fizik, ku palët kanë shkëmbyer grushte duke mbetur të gjakosur.



Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, por të dy personat ishin larguar. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, policia zbardhi konfliktin mes tyre duke arrestuar Hitën dhe duke shpallur në kërkim personin tjetër.

Recommended