Vidhnin bagazhet e pasagjerëve, pranga dy punonjësve të Rinasit - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia kufitare e Rinasit ka organizuar operacionin e koduar ?Bagazhi i fundit?, nga ku dy perosna kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se kanë vjedhur bagazhet e udhëtatrëve.Shtetasit e arrestuar janë D. M. 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq me detyrë punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve në Rinas.Ndërsa janë proceduar penalisht edhe shtetasit A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.Sipas policisë arrestimi I tyre u bë pas informacioneve si dhe kallëzimeve të herë pas hershme të pasagjerëve që kishin humbur sende me vlerë që I kishin në bagazhet e tyre.Kështu më datë 17.05.2019, shtetasi H.E ka kallzuar në Komisariatin e Policisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit, vjedhje të cilën e ka konstauar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.Si rezultat i veprimeve operative dhe proceduriale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur shtetasit H.E nga bagazhet.Po nga veprimet e kryera, sipas policies, dyshohet se shteatsit e mësipërm në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J, më datë15.04.2019Vjedhjes së një varse flori të shtetases A.Z më datë 24.04.2019Vjedhjes së një varse flori të shtetases D.H, më datë 13.05.2019Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K, më datë 10.03.2019.
Recommended