550 kg mariuhane në Itali, dy skafistë në pranga, njëri shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guardia Di Finanza italiane ka kapur 550 kg mariuhane dhe ka vënë në pranga 2 skafistë mes tyre një shqiptar.



Arrestimi i skafistëve, është bërë gjatë aksionit të policisë në  Detin Adriatik në Gjirin e Brindizit. Të arrestuarit identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë, 29-vjeçari skafisti shqiptar dhe skafisti italian 33-vjeç.



Droga prej 550 kg është gjetur në brendësi të skafit 6.5 metra të gjatë, e ndarë në 67 pako.



Policia italiane thekson se aksioni u finalizua me sukses falë bashkëpunimit me policinë shqiptare dhe repartet italiane. Ndërkohë gjatë 2018 në sajë të këtij bashkëpunimi është  kapur në 14 aksione 14 ton mariuhane dhe janë arrestuar 35 skafistë.
Recommended