Greqi, treni përplaset me shtëpinë e shqiptarëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona kane humbur jeten dhe te pakten shtate te tjere jane plagosur, pasi nje tren pasagjeresh doli nga shinat dhe u perplas me nje shtepi banimi ne afërsi te qytetit te Selanikut. Treni, qe ishte nisur nga Athina goditi shtëpinë e banuar nga dy shtetas shqiptare.Njeri prej tyre u tha mediave vendase se arriti t?i shpëtonte per mrekulli përplasjes, pasi u hodh nga ballkoni ne momentet e fundit. Pamjet nga qyteti i Adendros tregojnë se te paktën dy nga vagonët e trenit pesuan demet me te mëdha.Jane ende te paqarta shkaqet qe sollen daljen e trenit nga shinat, por autoritetet po vazhdojnë hetimet. Ne tren ndodheshin te paktën 70 pasagjere, te cilet u evakuuan nga autoritetet brenda tre oreve nga momenti i aksidentit te regjistruar mbrëmjen e se shtunës. Ndërmarrja greke e hekurudhave njoftoi se ne segmentin ku ndodhi aksidenti nuk ishin vene re probleme ne binare. Aksidente te tilla me trenat ne Greqi jane te pazakonta.

Recommended