Ora News - Sokolaj: Në përgjimet e grupit të drogës së Shijakut përmenden 20 deputetë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Trazhgim Sokolaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në përgjimet voluminoze të grupit të trafikut të drogës nga Shijaku, dalin edhe emra deputetësh dhe kryebashkiakë. Ai thotë se grupi ka hotele në Durrës, Tiranë dhe në Gjermani.

Sokolaj: Për këtë rastin e 44 urdhër-arresteve është e njëjta dosje ku ishte i përfshirë kryebashkiaku Vangjush Dako dhe një grupi nga Kosova të përfshirë në trafik narkotikësh. Origjina e kësaj çështje është një referim nga Policia e Kavajës për një ngarkesë prej 2 ton drogë që është nisur nga Kavaja në Itali. Prokuroria e Krimeve të Rënda në momentin që ka shkuar në Gjykatë ka vendosur ndarjen e procedimit penal për kryebashkiakun dhe grupin nga Kosova dhe po i vazhdon hetimet. Përgjimet ndaj këtij grupit të Shijakut që ka hotele në Durrës, Tiranë madje edhe në Gjermanë, në përgjime përmenden jo vetëm kryetar bashkish, drejtor hipotekash, drejtor burgjesh, por të paktën 20 deputetë, majtas dhe djathtas. Prokuroria është ndodhur para një materiali shumë voluminoz.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sokolaj-ne-pergjimet-e-grupit-te-droges-se-shijakut-permenden-20-deputete

Recommended