Goditja e grupit kriminal me Italinë, kreu i SPAK: Hetim zyrtarëve që lejuan trafikun e drogës

  • 4 years ago
Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho u shpreh se suksesi i operacionit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për të goditur grupet kriminale me skuadra invetigative. "37 të arrestuar, një operacion i madh pas bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë me një skuadër investigative. Këtu ndodhet kreun i Prokurorisë së Posacme Arben Kraja dhe prokurori Vladimir Mara. Janë sekuestruar tonelata marijuanë dhe kokainë. Bashkëpunimi mes vendeve është arma më e fortë të luftuar trafikun e drogës mes vendeve. Është operacioni më i madh që ka goditur grupet kriminale italiane dhe shqiptare i zhvilluar ndonjëherë" tha ai.

Në krah të prokurorit të anti-mafies italiane në Romë gjatë konferencës ishte kreu i SPAK, Arben Kraja që u shpreh se në Shqipëri do të hetohet për zyrtarët që mund të lejuar apo favorizuar aktivitetin kriminal. "Erdha në Romë në datë 7 shkurt firmosëm memorandumin e bashkëpunimit dhe ideja ishte se duhet të ishim konkret dhe sot jemi konkret me operacionin që zhvilluan. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë që i jepet krimit të organizuar që funksionon në nivelin ndërkombëtar.

Falenderoj Eurojust për ndihmën skuadrat investigative. Operacioni ishte i suksesshëm, me koordinim perfekt në të njëjtën kohë. E reja që kemi sjellë në Shqipëri me këtë hetim është se nuk jemi kufizuar vetëm me hetimin, por edhe hetim dhe akuzë për pastrim të veprës penale (pastrim parash). Jemi të vendosur që të vijojmë me të njëjtin ritëm edhe me skuadrat e tjera investigative të përbashkëta. Në Shqipëri do të hetojmë përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore që kanë lejuar apo favorizuar aktivitetin kriminal. Kushdo që të jetë i përfshirë dhe do të provohet do të dërgohet para gjyqit" tha Kraja.

Recommended