Report Tv-Ky është Enver Bajri, truri i grupit kriminal 'Bajri', dyshohet se fshihet në Belgjikë

  • 6 years ago
Report Tv dhe Shqiptarja.com sigurojnë foton e Enver Bajrit, 45-vjeç, njeriut që konsiderohet si truri i grupit kriminal "Bajri". Disa nga anëtarët e bandës së tij u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të operacionit "Oaz" në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës.

Gjashtë prej anëtarëve të kësaj bande u lanë në masën e arrestit me burg këtë të hënë 6 nga 11 të arrestuarit, pasi ndaj tyre rëndojnë disa akuza të rënda si vrasje, trafik droge, gjobëvënie dhe trukim ndeshjesh. Mes të arrestuarve është edhe Safet Bajri, i afërm me Enver Bajrin.Enver Bajri dyshohet se fshihet në Belgjikë. Ai konsiderohet si koka i grupit kriminal të Bajrave në Shkodër. Enver Bajri është shpallur në kërkim nga policia por në operacionin e zhvilluar disa netë më parë nuk u arrit të arrestohej. Të shtunën, në Roterdam u arrestuan Behar Brajoviç (Bajri) dhe Samet Halluni. Nga operacioni "Oaz" i zhvilluar në Tiranë dhe Shkodër ranë në pranga Safet Rustemi Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali. Armir Grimaj, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, Denis Brajoviç dhe Klaudio Haxhalliu.

Vrasje, trafik droge dhe gjobëvënie/ Dosja e Prokurorisë për grupin "Bajri"
Gazetarët e Shqiptarja.com dhe Report TV publikojnë të dhëna të reja mbi dosjen e prokurorisë. Nga hetimet është zbuluar se vrasja e Arben Tuzit në Shkodër dhe vrasja e Fabiola Bajrit është kryer me të njëjtën pistoletë. Arma e krimit që është pëdorur në këto dy vrasje është gjetur në banesën e Behar Bajrit. Ekspertimi teknik dhe balistik ka vërtetuar se pistoleta është pëdorur në dy krime.

Të dhënat tregojnë se Tuzin dhe 15 vjeçaren Fabiola Bajri, dyshohet se i ka vrarë Behar Bajri. Ka të dhëna të sakta se Bajri dhe viktima Tuzi kanë pasur një vit para vrasjes një shkëmbim zjarri mes tyre. Palët janë pajtuar me ndërhyrjen e pleqësisë duke falur njëri-tjetrin, por sërish situata është tensionuar. Vetëm pak muaj pas vrasjes së Tuzit në Shkodër me të njejtën armë është vrarë Fabiola Bajri 15 vjeçe. Fabiola është vrarë me një plumb pas shpine gjë që tregon se nuk ka kryer vetëvrasje. Ndërkohë dy plumba të tjerë janë qitur nga pistoleta dhe kanë hyrë në tavan dhe mur. Arma është gjetur në dhomën e gjumit dy metra larg viktimës.

Recommended