Banda e Shijakut/ Si polici i anti-drogës dekonspironte hetimet e kolegëve
  • 6 years ago
Nga përgjimet e bandës së Shijakut, prokuroria ka zbuluar edhe disa bashkëpunëtorë të tyre në radhët e organeve të rendit. Një ndër ta ka qenë edhe oficeri i policisë Bledar Koçi, i cili kishte lidhje me një nga eksponentët e grupit të Shijakut, Hajri Seferin. Bleda Koçi punonte në Fier në sektorin kundër narkotikëve, pra ai e kishte për detyrë të ndiqte trafikun e dorgës dhe në të kundërt qe bërë palë me ta.

?Nga hetimet rezulton se shtetasi Bledar Koçi, me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në Sektorin Kundër Narkotikëve ka ndihmuar anëtarët e grupit criminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e tij të punës ? shkruhet në dokumentin e akuzës ndaj oficerit të policisë. Më pas prokurria ka zbardhur një nga bisedat midis Koçit e Seferit që tregon lidhjet e tyre.
Recommended