RTV Ora - Shkatërrohet banda shqiptare e drogës dhe prostitucionit në Itali
  • 5 years ago
#rtvora

Finalizimi i operacionit të policisë së Milanos në bashkëpunim me policinë shqiptare çoi në arrestimin e 8 shtetasve shqiptarë me lidhje familjare dhe me origjinë nga qyteti i Lezhës. Ata akuzohen për trafikim të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit, në brendësi të Milanos dhe shesheve të Monzës.

Mediat fqinje bëjnë me dije se policia ka sekuestruar një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve.

Hetimi në lidhje me bandën kishte nisur që në vitin 2017.

Banda trafikonte sasi të mëdha droge, rreth 15 deri 20 kg kokainë për ?rrugë?, ndërsa droga shpërndahej në tregun e Lombardinës.

Blerja e kokainës sigurohej nga të ardhurat e paligjshme, që vinin nga kontrolli i zonave të prostitucionit.

Grupi përdorte për shfrytëzim prostitucioni 6-7 vajza, duke fituar kështu 3000 deri 4000 euro në natë. Për ta lëshoi urdhëra të ndalimit Prokuroria e Monzës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/Shkat%C3%ABrrohet%20banda%20shqiptare%20e%20drog%C3%ABs%20dhe%20prostitucionit%20n%C3%AB%20Itali

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended