Shkatërrohet karteli më i madh i drogës shqiptar! 5 vite hetime...4 ton drogë e kapur dhe 5.5 mln €!
  • 3 years ago
TIRANË- Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia është me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës, duke u finalizuar me 20 arrestime. Hetimet për shkatërrimit të këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi kanë zgjatur për 5 vite me rradhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion ? në para. Në këtë kartel droge i quajtur "Kompania Bello" 5 nga të arrestuarit janë kapur në Shëipëri. Më konkretisht mësohet janë arrestuar Gentjan Manaj në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro në Vlorë, Rexhino Ibrahimi në Durrës, Vladimir Lesaj në Lezhë, ndërkohë që Eldi Dizdari, një emër shumë i njohur në botën e krimit është arrestuar në Dubai.

Report Tv mëson se janë kryer 20 arrestime nga të cilat në Itali (5), Hollandë (2), Gjermani (2), Greqi (2), Rumani (1), Hungari (1), Spanjë (1), Shqipëri (5) dhe Emirati i Dubait (1). Ky operacion konsiderohet si më i madhi i këtij lloji kundër krimit të organizuar shqipfolës dhe është rezultat i një Ekipi të Përbashkët Hetimor me pjesëmarrjen e Italisë dhe Hollandës, në të cilin palët kanë punuar ngushtë së bashku për pesë vjet. Report tv mëson se për vite me radhë importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin të ndarë, nga shitësit me shumicë te bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Ato kontrollonin të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës, 40-vjeçari i identifikuar si Dritan Rexhepi me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, organizoi dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Italia, Hollanda dhe Shqipëria, organizuan shpërndarjen në të gjithë Evropën.
Recommended