Arrestohet në Vlorë krahu i djathtë i Met Kananit, 'Eskobarit shqiptar' të drogës në Turqi

  • 6 years ago
VLORE - Arrestohet në Vlorë gjatë një operacioni të madh antidrogë krahu i djathtë i Met Kananit, i njohur si "Eskobari" shqiptar i trafikut të drogës, i arrestuar në Turqi në maj të këtij viti. Në prangat e policisë, në kuadër të operacionit të koduar ?Preçizioni?, ka rënë Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë. Lupi njihet si bashkëpunëtor i Met Kananit, i cili u arrestua në mars të këtij viti në Turqi, teksa priste një ngarkesë prej 1.1 ton lëndë narkotike të llojit kanabis, e cila vinte nga Shqipëria.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest me burg?, për veprën penale të ?Trafikimit të narkotikëve?, kryer në bashkëpunim, dhe ?Krijimit të grupit të strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Recommended