Kapet bosi shqiptar i drogës, agjenti u shtir si vajzë shqiptare në Instagram e i la takim në Londër

  • 3 years ago
U arrestua sot një nga kokat e grupit e grupit kriminal që u godit  ne operacionin ndërkombëtare Italo ? shqiptare  gjatë muajit gusht. Ai është Elton Hamza, dhe akuzohet se bashkë me Robert Myftarin i arrestuar bashkë me 35 anëtarë të tjerë, në bashkëpunim prej vitit 2015 krijuan një grup kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike në rrugë detare, nga Vlora në drejtim të Barit.

Agjentët kanë përdorur një teknikë specialë për arrestimin e tij. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Hamza, nisur nga fakti që ishte një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, kishte një profil Instagrami, por me emër tjetër, për të cilin Anti Mafia ishte në dijeni. Ata kanë krijuar një profil fals të një vajze shumë të bukur, e cila e ka joshur Hamzën dhe kanë lënë takim në një kafene në Londër. Megjithatë, kur ka shkuar në takim, Hamza nuk ka gjetur vajzën e bukur, por agjentët e Anti Mafia të cilët i vunë prangat.Gjatë operacionit në Gusht, policia përveç arrestimeve sekuestroi një sasi droge me vlerë mbi 40 milionë euro. Hamza dhe të tjerët u përgjuan për më shumë se 4 vite. Në këte hark kohor u goditë  disa herë dhe policia u ka sekuestruar drogë dhe euro, por grupi nuk e ndaloi aktivitetin. Antimafia italiane kërkoi bashkëpunimin e SPAK, pasi grupi drejtohej nga shqiptare. 10 pjesëtarë te këtij grupi kriminal u arrestuan në Shqipëri, përkatësisht në Vlorë dhe në Tiranë.

Recommended