OFL në Berat/ Miku i Mediut, bos i drogës e prostitucionit në Itali duhet të justifikojë pasurinë!
  • 4 years ago
TIRANË - Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar të justifikojnë pasuritë dy të dënuarve me burg për trafik droge nga drejtësia italine. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo nga Berati, kanë marrë me shkrim kërkesën nga OFL për të dorëzuar një autodeklaratë për pasuritë dhe burimin e tyre. Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Gazmend Mahumtaj është një emër i njohur për drejtësinë, njihet si i rrezikshmi i Beratit, i dënuar në Itali për trafik të drogës dhe prostitucion me 10 vite burg.

Por ngjarja më e bujshme rreth emrit të tij është ajo e 18 nëntorit 1998 kur me një emër të rremë (Raqi Gjoni), edhe pse kërkohej nga Italia, mundi të kalojë tranzit në aeroportin ?Malpensa? në Milano në një avion ku udhëtonin një grup parlamentarsh shqiptarë. Mes tyre ishte edhe Fatmir Mediu, mik i Gazmend Mahmutajt, pasi vëllai i tij, Kasem Mahmutaj, ka qenë kryetar i Partisë Republiken në Berat që në mars të 2008. Por jo vetëm kaq! Vëllain e trafikantit, Partia Demokratike e kandidoi për kryebashkiak të Beratit në zgjedhjet e vitit 2015. Për akuzat e ngritura nga drejtësia italiane, se Mediu favorizoi të kërkuarin Gazmend Mahmutaj, kreu i Partisë Republikane fitoi pafajësi në Gjykatën e Lartë italiane, edhe pse në vitin 2000 Apeli e dënoi me 3 vite burg dhe ndalim të ushtriimt të posteve shtetërore për akuzën e ?përkrahjes së të inkriminuarve?.
Recommended