Top News - Hetimi për pasurinë/ OFL, letër 4 të dënuarve për drogë
  • 4 years ago
Operacioni Forca e Ligjit ka derguar kërkesen me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, per 4 shtetas ne shkoder qe aktualisht jane te denuar per vepra te ndryshme penale, trafik narkotikesh ose pjesemarrje ne organizate kriminale. Ladio Braci, Artur Ndoja, Kristian Selimi, Abedin Bajraktari, si subjekt i ligjit special janë personat të cilët brenda 48 oresh duhet të japin përgjigje me shkrim per pasurinë që disponojnë që më pas OFL do ia kalojë prokurorisë. Një nga të dënuarit, Abedin Bajraktari, vuan burgimin për veprat penale ?Grupi i strukturuar kriminal?, ?Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal?. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#SPAK#TopChannel
Recommended