Report TV - Vrasje e drogë! OFL për herë të parë në Dibër, llogari për pasurinë 4 të dënuarve
  • 4 years ago
TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për vrasje dhe drogë, të cilët janë; Uran Skuka, Artan Buci, Eltion Daçi dhe Skënder Topalli.

Por si janë historitë e tyre? Uran Skuka në 11 shkurt të vitit 2014 akuzohet se vrau Basri Nikollin, ish-kunatin e tij në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e nënës së tij, Naime Skuka, krim për të cilin akuzohen ish-gruaja e tij, Hike Skuka dhe ish-kunata Xhemile Skuka.

Pra në këtë rast më shumë se për pasurinë bëhet fjalë për një formalitet që formulari i dërgohet cdo të dënuari. Rasti i dytë është Artan Buci, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër me 13 vjet e 4 muaj burg për vrasje. I treti është Eltion Daçi, i dënuar me 5 vjet burg për drogë.

Emri i fundit, të cilit iu dërgua formulari për vetëdeklarimin e pasurisë është Skënder Topalli i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vjet burg për vrasje.

Sipas procedurës këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Recommended