Vrasje, drogë në Lazarat, OFL u kërkon llogari për pasurinë 5 të dënuarve në Gjirokastër
  • 4 years ago
TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 5 të dënuarve në Gjirokastër. Emri i parë në listë është Krenar Skënduli banues në Gjirokastër, i dënuar për prodhim dhe shitje kanabisi. Ai u arrestua në 2014 së bashku me 30 persona të tjerë për kultivim kanabisi në Lazarat. I dyti në listë është Gentian Sinomema i dënuar për pengmarrje. Emri i radhës është Adriatik Kanushi, i dënuar me 11 vite burg për një grabitje të kryer me armë në vitin 1999 të tre personave nga Përmeti, që u mori një shumë parash.

Gjithashtu OFL-ja i ka dërguar kërkesën për justifikimin e pasurisë Endrit Llukës i dënuar për vrasje dhe armëmbajtje. Ai u arrestua në 12 dhjetor të vitit të kaluar, i dënuar me 35 vjet burg. Endrit Lluka është autor i një krimi të ndodhur në 22 mars të 2016 në kthesën e fshatit "Andon Poçi" në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, kushërinj të të arrestuarit, nipërit e bashkëshortes së ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko.
Recommended