Të dënuar për kanosje, vrasje dhe drogë! OFL 'zhvendoset' në Korçë, u kërkon llogari për pasurinë
  • 4 years ago
Të dënuar për drogë, vrasje, kanosje për dhënie pasuri dhe trafikim të lëndëve narkotike, këto janë akuzat që rëndojnë ndaj 4 'të fortëve' që duhet të justifikojnë brenda 48 orëve pasurinë e tyre. Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur këtë herë në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, duke u dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë 4 subjekteve, konkretisht Erion Llapushi, Arben Pilinci, Theodhor Dhamo dhe Vangjel Zguri.
Recommended