OFL i kërkon të justifikojnë pasurinë Ervis Martinajt dhe dy vëllezërve Kaçorri dënuar për vrasje në
  • 4 years ago
TIRANË - Ervis Martinaj, në hetim për vrasje me paramendim, ka 48 orë nga sot, për të vetëdeklaruar pasurinë së bashku me argumentet dhe burimin e tyre, për t'u futur më pas në 'sitën' e Operacionit Forca e Ligjit, dhe më tej SPAK-ut e Gjykatës të Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nëse pasuritë e tij janë apo jo me burime të ligjshme apo me përfitime të ardhura nga bota e krimit.

Bashkë me Martinajn, këtë të mërkurë, Operacioni "Forca e Ligjit" u ka dërguar me shkrim kërkesën për të bërë vetëdeklarim të pasurive edhe dy vëllezërve Arben dhe Valentino Kaçorri nga Tirana, të dënuar në Itali për vrasje dhe trafik të armëve.
Recommended