RTV Ora – Familja siçiliane drejtonte trafikun e drogës Shqipëri-Itali, mes të arrestuarve shqiptarë
  • 5 years ago
#rtvora
Antidroga italiane ekzekutoi sot operacionin antidrogë të koduar "Sfizio" i cili çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte drogë mes Shqipërisë e Italisë e kryesisht në territorin e provincave të Emilia Romanjës, Abruzzo, Calabria e Messina.

Në pranga janë vënë 9 persona 7 italianë e 2 shqiptarë.

Ky grup trafikantësh e kishte bazën në Messina e drejtohej nga një familje siciliane (babai me dy djemtë me inicialet M.A, M.M.A, M.F).

Hetimet kanë zbardhur se ky grup kriminal furnizohej me marijuanë nga trafikantë shqiptarë e abruzzesë e më pas me anë të korrierëve të besuar e transportonin drejt Siçilisë.

Gjatë hetimeve Policia italiane ka mundur të sekuestrojë disa ngarkesa droge me sasi 55 kg marijuanë secila e ka vënë në pranga dy korrierë R.G, B.M të cilët me automjetet e tyre transportonin lëndën narkotike.

Droga pasi mbërrinte në Messina, shpërndahej tek korrierët e vegjël lokalë.

Gjatë oepracionit "Sfizio", autoritetet italiane kanë kryer kontrolle banesash e personash në të gjithë Italinë.

9 personat e arrestuar akuzohen për trafik droge e organizim kriminal me aktivitet trafik lëndësh narkotike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/familja-siciliane-drejtonte-trafikun-e-droges-shqiperi-itali-mes-te-arrestuarve-shqiptar
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz