Top News- Korridori i drogës/ Zbulohet rrjeti Shqipëri-Itali
  • 4 years ago
Me akuzën e trafikimit ndërkombëtar nga Shqipëria në Pulia të Italisë, Guardia di Finanzia ka arrestuar 17 persona. Mediat italiane bëjnë të ditut se është dhënë vendimi për 13 të ndaluar, të cilët do të jenë në arrest shtëpia dhe katër të tjerë nën masën e sigurimit personal detyrim paraqitje.
Prokuroria e Brindizit i dha këto masa në kuadër të operacionit të realizuar nga Gurdia di Finanzia ku u sekuestruan 4 ton marijuanë, gjysmë kile kokainë, 27 mijë euro, një varkë, tre autovetura dhe një motoçikletë.
Hetimi ndaj grupit ka nisur nga sektori i krimit ekonomik të Brindisit në fund të 2017-ës. Sipas akuzës së prokurorisë, droga vinte në Itali nëpërmjet gomoneve në brigjet e Brindisit dhe Tarantos. Lënda narkotike shpërndahej më pas në qendër dhe veriun e Italisë. Pjesëtarët e organizatës, rekrutoheshin nga një person, rezident në provincën e Tarantos.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#TopChannel
Recommended